Pas takimit me kryeministrin Kurti, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tregoi se çfarë biseduan 2 palët, raporton InLajmi.
Lajçak tha se tashmë palët e dialogut Kosovë-Serbi janë pajtuar mbi planin evropian dhe se ka mbetur vetëm që të pajtohen edhe mbi planin e implementimit.
“Siç e dini, takimi i 27 shkurtit ka qenë një sukses. Të 2 liderët, edhe Kurti edhe Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë që marrëveshja të diskutohet. Ajo është publikuar tashmë, mirëpo nëse duam që ajo të bëhet ligjërisht e detyrueshme, partitë duhet të pajtohen edhe në planin e implementimit”, tha ai.
Më tej Lajçak shtoi se biseda me kryeministrin Kurti ka qenë konstruktive e se ajo i ka takuar pritshmëritë e tij.
“Mund të them se kemi pasur biseda konstruktive, të rëndësishme dhe shumë të dobishme. Unë gjithashtu takova edhe zonjën presidente, me të cilën patëm një bisedë për komunitetin internacional”, shtoi tutje ai.
Ai tregoi edhe arsyen kryesore të këtij takimi ku tha se është që të shoh dhe të marrë informacione se si Kosova e sheh implementimin.