Pas kërkesës së krye parlamentarit Konjufca që ti hiqej mëditja deputetes së AAK-së, Albulena Reshtiaj reagoi ajo këtë të enjte, përcjell InLajmi.
Reshitja e konsideroi si aspak të hijshme deklaratën e Konjufcës ku shtoi se nuk është as deputete e mëditjeve dhe rrogës së Kuvendit të Kosovës.
“Nuk jam unë deputetja e mëditjeve zotëri kryesues as për mëditje as për rrogë në këtë Kuvend besoj e dini profesionin tim dhe investimin tim 17 vjeçar për të pas një rrogë shumë fish më të madhe sesa që e madh në këtë Kuvend, jam këtu për popullin, qytetarët për ata që më kanë votuar dhe besua. Dhe nuk ka të drejtë të më ofendosh publikisht”, tha ajo.
Ndërsa Glauk Konjufca tha se zakonisht rrallë bënë qortime publike, porse ato i bënë vetëm kur teprohet.
“Ju më njihni mirë dhe e dini shumë mirë që unë shumë rrallë bëjë qortime publike të deputetëve, por ato i bëjë zakonisht vetëm kur ia teprojnë siç bëtë ju dje”, tha ai.