Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.
E në lidhje me këtë, ka folur Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj.
Ajo tha se deri më 1 janar të gjitha procedurat për liberalizimin e vizave do të përfundojnë.
Tutje, ish-ministrja Ahmetaj është shprehur se nuk beson që do të ketë shtyrje të mëtutjeshme të këtij procesi, shkruan KlanKosova
“Atë që vet Këshilli Evropian e ka thënë, do të thotë ministrat është që në momentin më së largu deri më 1 janar, apo në momentin që ETIAS hyn në fuqi, do të thotë nga tani deri më 1 janar gjithsesi të gjitha procedurat duhet të kryhen, unë nuk besoj që do të ketë shtyrje të mëtutjeshme, mundet vetëm të afrohet koha, sesa të pritet ai limiti i fundit, 1 janari. Besoj në atë që tashmë të gjithë ministrat e Bashkimit Evropian, vetëm se e kanë konfirmuar”, u shpreh tutje ajo.