Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithëse thekson ai se vendimi është vonuar shumë, përcjell InLajmi.
“Kjo është shumë e vonuar. Kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të kemi në konsideratë edhe disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë, tha Mandl.
Ndryshe, ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.
Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime. /InLajmi/
https://twitter.com/lukasmandl/status/1633812330344505344