Kryesocialisti Edi Rama i ka kërkuar kryesisë socialiste që krahas kandidatëve për kryetar bashkie fokusi të jetë edhe në një aspekt tjetër.
Edi Rama ka kërkuar një vëmendje të posaçme edhe për ata të cilët do të garojnë për këshillat bashkiak.
Ka kërkuar të jenë kandidatura gjithë përfshirëse.
I ka lënë detyrë drejtuesve politik të takohen me secilin kandidat për këshillat bashkiak, shkruan Top Channel.
Do të jetë mbledhja e Kryesisë Socialiste më 25 Mars nga ku do të bëhet publike skuadra garuese socialiste për lokalet e 14 Majit.