Në Kosovë pritet të kemi mot relativisht të ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Erërat jugperëndimore do të fuqizohen, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga -1 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Në Shqipëri paradite priten më shumë vranësira dhe riga shiu.
Të enjten nganjëherë priten erëra të fuqishme jugperëndimore në Kosovë dhe shumë vise të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Pasdite priten rrebeshe lokale, afatshkurtra shiu.
Të premten priten reshje shiu në gati tërë rajonin, ndërsa nga mesdita ose pasdite priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu e në Shqipëri edhe me vetëtima dhe bubullimë. Ende priten erëra, por paksa më të lehta nga jugu dhe juglindja, shkruan Meteo Ballkan.
Të shtunën priten vranësira, intervale kohore me diell, erëra jugperëndimore dhe riga të dobëta lokale shiu. Gjatë natës fronti i ftohtë nga veriu me reshje shiu e po ashtu edhe reshje bore në orët e mëngjesit të së dieles kur mund të ketë fjolla bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe disa ultësira