• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ambasadori Hill: Pas 10 vitesh më në fund do të formohet Asociacioni

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
9 March 2023
në Bota
0 0
0
Ambasadori Hill: Pas 10 vitesh më në fund do të formohet Asociacioni
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i SHBA-së në Breograd, Christopher Hill, ka folur sërish për takimin e Brukselit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pavarësisht se shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, pas takimit të 27 shkurtit tha se palët kanë pranuar planin evropian, Hill thotë se ende askush nuk ka pranuar asgjë.

Gjatë qëndrimit të tij në Novi Pazar, në një intervistë për një radio lokale atje ‘Sto Plus’, duke folur për dialogun për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Hill ka thënë se është ende herët të jap vlerësime rreth rezultatit të këtij takimi dhe se duhet të presin për bisedime të reja.

“Mendoj se po ec në drejtimin e duhur, por duhet të presim dhe të shohim sepse askush ende nuk ka pranuar për asgjë. Nuk dua të flas për gjëra konkrete e afate, por mendoj se e rëndësishme është që çështjet po zgjidhen, që pas 10 vitesh më në fund të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe që shumë e shohin këtë si një test se sa bashkësia ndërkombëtare është e interesuar në zgjidhjen e kësaj çështje, dhe unë mund të them se kështu është. Duhet vetëm durim”, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan në Beograd, ka folur edhe për sanksionet që Serbia duhet të ia vendosë Rusisë. Ai ka thënë se Serbia do të duhet të marrë vendim për sanksione ndaj Rusisë, sepse siç vlerësoi ai, po paguan çmim të lartë për mosvendosjen e tyre.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që Serbia të mos presë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), por që në procesin e anëtarësimit të harmonizojë politikën e saj me BE-në , duke përfshirë edhe çështjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Duhet ta dimë se Rusia sulmoi brutalisht fqinjin e saj, shumë vende të vogla evropiane vendosën sanksione, megjithëse ishte e vështirë për ta, por e bënë sepse ishte e drejtë. Besoj gjithashtu se Serbia do ta kuptojë këtë, nuk është kurrë vonë për bëj gjënë e duhur”, tha Hill.

I pyetur se çfarë e ngadalëson më shumë përparimin e Serbisë drejt BE-së – mos vendosja e sanksioneve kundër Moskës, progresi i pamjaftueshëm në dialogun me Prishtinën, gjendja e demokracisë apo problemet brenda vetë BE-së, ambasadori Hill tha se përgjigja më e sinqertë do të ishte “të gjitha bashkë”.

“Por më e rëndësishmja është që qytetarët e Serbisë të binden se rruga drejt BE-së është e drejtë dhe ne besojmë se është. Shpresoj që qytetarët e Serbisë ta shohin këtë, jam i vetëdijshëm se ka frustrime dhe pakënaqësi që procesi nuk është më i shpejtë, por më e rëndësishmja është që Serbia është në rrugën e duhur”, tha Hill.

“Serbia ka bërë shumë përparim. Unë nuk pajtohem me pesimistët që thonë se Serbia po shkon në një drejtim të keq. Serbia po shkon në një drejtim të mirë. E di që është jashtëzakonisht e vështirë dhe e ngadaltë, por është në rrugën e drejtë dhe ne do ta mbështesim me aq sa mundemi”, tha ai.

Ai beson se ndikimi i Moskës në Beograd është negativ dhe se rezultatet e Rusisë në Serbi janë të këqija dhe se qytetarët duhet ta shohin vetë.

“Mendimi im është se Rusia nuk po e ndihmon Serbinë në asnjë mënyrë. Ata nuk bënë asgjë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, nuk bënë pothuajse asgjë për të ndihmuar ekonomikisht, madje edhe për mbështetjen e tyre energjetike, Serbia duhet të paguajë,” shtoi ai.

Ai tha se marrëdhëniet politike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë duke u përmirësuar, se është i kënaqur me bisedën e fundit mes presidentit Vuçiq dhe sekretarit të shtetit Anthony Blinken dhe se gjërat janë të mira në planin ekonomik.

“Për marrëdhënie më të mira duhet të ketë sa më shumë takime në nivelin më të lartë. Kompanitë amerikane janë të pranishme në Serbi, janë kompani të klasit të parë, me teknologji moderne, jo teknologji të viteve 1970. Vetëm në muajt e fundit , kemi pasur vizitën e 2 delegacioneve të biznesit. Atyre u pëlqen qëndrimi i Serbisë në prag të BE-së, si dhe fakti që ka ambicie të bëhet pjesë e BE-së”, tha ai.

Hill ndodhet në një vizitë dyditore në Novi Pazar, që është vizita e parë e ambasadorit amerikan në atë qytet pas gati gjashtë vjetësh, gjatë së cilës ai ka biseduar me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, 2 bashkësive islame, Këshillit Nacional Boshnjak dhe të rinjtë.

“Ky rajon është shumë i rëndësishëm për SHBA. Kjo është një zonë dinamike, multikulturore që 25 vjet më parë nuk dihej se në cilën rrugë do të shkonte. U morën vendime të vështira por të drejta në mënyrë që komunitetet të mund të jetonin së bashku. Paqja dhe stabiliteti u ruajtën dhe kjo duhet të shpërblehet për praninë më të madhe të SHBA-së”, tha ambasadori.

Ai shtoi se në një bisedë të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e komuniteteve islame dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak, ka mësuar për problemet me të cilat ballafaqohen, transmeton Reporteri.net.

“Unë i kam dëgjuar, por sinqerisht shoh progres dhe njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. Problemet duhet të zgjidhen hap pas hapi. Më e rëndësishmja është ruajtja e paqes dhe sigurisë, askush nuk kishte asnjë kundërshtim për këtë. Për sa kohë që kjo rajoni është paqësor dhe stabil, do të ketë më shumë përfitime dhe do të bëhet një vend i dëshirueshëm për investime të huaja”, tha Hill.

Tags: BEChristopher HillQeveria e KosovësSerbia
Postimi i mëparshëm

LDK: Kosova përgjatë 2 viteve nuk ka pasur strategji të mirëfilltë për krizën energjetike

Postimi tjetër

Nagavci takon ministrin britanik, diskutojnë për procesin e digjitalizimit në arsim

Të ngjajshme Postime

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm
Bota

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm

27 August 2025
Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?
Bota

Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?

27 August 2025
Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”
Bota

Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”

26 August 2025
Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet
Bota

Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet

26 August 2025
Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un
Bota

Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un

25 August 2025
Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh
Bota

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25 August 2025
Postimi tjetër
Nagavci takon ministrin britanik, diskutojnë për procesin e digjitalizimit në arsim

Nagavci takon ministrin britanik, diskutojnë për procesin e digjitalizimit në arsim

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu