Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.
E këtij lajmi i është gëzuar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë i tij:
Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës
I urojmë miqtë tanë kosovarë, të bindur se së shpejti do të jemi të gjithë bashkë në familjen e madhe evropiane. 🤝
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 9, 2023
/InLajmi/