Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Lidhja Demokratike e Gruas po proteston para Kryeministrisë për të drejtat e grave si dhe kundër dhunës të ushtruar ndaj tyre.
Gratë mbajnë në duar lule dhe pankarta, ku kërkojnë të drejta të barabarta në shoqëri si dhe drejtësi për gratë që kanë rënë pre e dhunës.
Nën moton “Protestojmë për të drejtat tona”, gratë dhe vajzat po marshojnë nga Kryeministria në drejtim të institucioneve të tjera, shkruan Top Channel.
“S’duam lule duam drejtësi”, “Bota jemi ne”, “Të jesh grua është forcë, e jo dobësi”, “Gruaja është arkitekte e shoqërisë”, janë disa nga pankartat e kësaj proteste.