Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas përfundimit të Epopesë së UÇK-së, ka qëndruar në kullën e Jasharëve, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se fjalët dhe porositë e Bacës Rifat do t’i mbajmë me vete çdo herë dhe se këshillat e tij janë gjithnjë të dobishme.
Ai shtoi se këshillat e Bacës Rifat janë jashtëzakonisht të vlefshme dhe se nga këtu vie forca për realizimin e idealeve të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Mbrëmjen sonte pas përfundimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, e kaluam në Kullën e Jasharajve.
Fjalët dhe porositë e Bacës Rifat, do t’i mbajmë me vete çdo herë, konsultat dhe këshillat nga ai janë gjithnjë të dobishme e jashtëzakonisht të vlefshme.
Nga këtu marrim gjithmonë forcën për të realizuar idealet tona./InLajmi/