Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq priti në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përcjell InLajmi.
Ky takim u bë i ditur nga kryeministri kroat i cili dha detaje edhe për atë që u diskutua në takim.
Plenkoviq deklaroi se Kroacia i ofron mbështetje të fortë Kosovës në rrugën e saj evropiane.
Postimi i plotë i tij:
Takim me Zëvendëskryeministren e Kosovës dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ne ndërtojmë marrëdhënie cilësore dhe i ofrojmë mbështetje të fortë Kosovës në rrugën e saj evropiane.
Gjithashtu diskutuam për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik. /InLajmi/