Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën në Shijak të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “ Katër rrugët e Shijakut”.
Sipas burimeve nga policia, një automjet që drejtohej nga N.Dka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Përplasja ka rezultuar fatale për çiklistin H. H. Mësohet se personi që përplasi biçikletën është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Abc News.
Policia po heton rrethanat e aksidentit, identifikimin e viktimës si edhe po vëzhgon kamerat e sigurisë për të identifikuar drejtuesin e mjetit.