Në Kosovë, sipas gjetjeve të fundit të hulumtimit vjetor të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, 65% e gazetarëve janë gra, përcjell InLajmi.
AGK-ja, i falënderon të gjitha koleget gazetare për punën e palodhshme dhe guximin e treguar përgjatë vitit.

AGK-ja, gjithashtu u bënë thirrje organeve kompetente të sigurisë që të shtojnë përpjekjet për të ofruar sigurinë e nevojshme që gazetaret ta kryejnë punën e tyre pa u rrezikuar.
Njoftimi i plotw nga AGK:
Në Kosovë, sipas gjetjeve të fundit të hulumtimit vjetor të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, 65% e gazetarëve janë gra, andaj në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, AGK-ja, i falënderon të gjitha koleget gazetare për punën e palodhshme dhe guximin e treguar përgjatë vitit, duke raportuar nga terrene të ndryshme, shpesh duke e rrezikuar edhe vetën. Njëherësh, ju inkurajojmë që të mos hiqni dorë nga ushtrimi i profesionit, pavarësisht presionit që ndonjëherë e krijon opionioni publik.
AGK-ja, gjithashtu u bënë thirrje organeve kompetente të sigurisë që të shtojnë përpjekjet për të ofruar sigurinë e nevojshme që gazetaret ta kryejnë punën e tyre pa u rrezikuar. /InLajmi/





















