Edhe në Prishtinë ndizen flakadanët për të shënuar Natën e Zjarreve, që përmbyll manifestimin në përkujtim të Epopesë së UÇK-së, raporton InLajmi.
Flakadanët e lirisë u ndezën nga kryetari Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kabineti i tij.
Ndryshe është viti i 2 që kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës për liri.
Rikujtojmë se “Nata e Zjarreve” është një traditë që përkujton luftën e familjes së Adem Jasharit për lirinë e Kosovës. /InLajmi/