Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se kryeminsitri Albin Kurti, dallon shumë me “Kurtin e opozitës”.
“Të jesh në pozitën që është Albini sot dhe të përballesh me Albinin që ka qenë në opozitë, është një refuzim i jashtëzakonshëm ndërmjet këtyre 2 personave. Sa herë që përballet me Albinin e opozitës ka probleme të mëdha”u shpreh Musliu në Rubikon.
Ajo tha se Kurti sa ishte në opozitë ka lënë gjurmë të mëdha, duke shtuar se, sipas saj, për të ardhur në pushtet i ka shtyrë të rinjtë drejt vdekjes.
“Opozitën që e ka bërë Albini Kurti, në Kosovë ka lënë gjurmë të mëdha, kur them gjurmë unë i përmenda edhe tre persona që s’janë në mesin tonë. Një opozitë që i shtynë të rinjtë dhe të rejat drejt vdekjes vetëm për të ardhur në pushtet, nuk mendoj se janë gjurmë të mira, djegia e institucioneve të vendit nuk janë gjurmë të mira:, u shpreh Musliu.
Sipas saj, problemet që i ka shkaktuar opozita në kohën e Albin Kurtit, kanë lënë pasoja edhe në zhvillimin e proceseve në vend, duke bllokuar shumë vendime në Kuvendin e Kosovës, shkruan Klan Kosova.
“Sot na vjen një Albin i rafinuar, që paraqitet shumë modern që ka harruar çka ka thënë e çka ka vepruar, sikur ato të kishin ndodhur në një shekull tjetër, është e papranueshme dhe e pakuptueshme”, ka shtuar ajo.