Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman ka takuar ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvallën, përcjell InLajmi.
Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet miqësore si dhe rrugën evropiane të Kosovës.
Grliq Radman thotë se Kroacia e mbështet plotësisht Kosovën.
Ministri kroat thekson se Kroacia është e gatshme të ndajë njohuritë dhe përvojën e saj me Kosovën .
“Diskutuam marrëdhëniet miqësore, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ai. /InLajmi/
https://twitter.com/grlicradman/status/1633051193235632128?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1633051193235632128%7Ctwgr%5Ea667a086d2aa7790fcaa5a8884e13b40f19577ac%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fkryediplomati-kroat-kroacia-e-perkrah-plotesisht-rrugen-evropiane-te-kosoves%2F