Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në Planin Evropian.
Ai thotë se aplikimi i modeleve evropiane në Asociacion është i pamundur. Ai thotë se Kosova ka të bëjë me Serbinë në këtë çështje e jo me vende skandinave apo Gjermaninë.
“Kemi të bëjmë me Serbinë jo Skandinavinë, Asociacioni nuk është hajgare. Është autonomi. Bile ju në VV keni pasur dëshirë ta quani “Zajednicë”, bo vaki na del “Oblast”, tha ai, shkruan Gazeta Express.
“Oblasti” është një lloj ndarje administrative brenda disa zonave sllave, Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik; ai vazhdon të përdoret në Rusi dhe në disa shtete post-Perandorake/Sovjetike. Termi oblast nuk ka përkufizim universal ose krahasim të saktë, por nënkupton një zonë me autonomi të zgjeruar, ndërsa Rusia e shfrytëzon për pushtime në shtete tjera.