Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka uruar Ditën e Mësuesit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në arsim, përcjell InLajmi.
Konjufca thotë se mësuesit tanë nuk janë vetëm simbol i edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë të kombit, por edhe heronj e burim frymëzimi në rrugën e lirisë.
Ai thekson se 7 Marsi është dita kur përkulemi me nderim dhe mirënjohje përpara forcës më përparimtare të shoqërisë sonë.
Postimi i plotë i tij:
Sot është Dita e Mësuesit. Dita kur përkulemi me nderim dhe mirënjohje para forcës më përparimtare të shoqërisë sonë.

Mësuesit tanë, nga rilindasit e deri në ditët e sotme, nuk janë vetëm simbol i edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë të kombit por edhe heronj e burim frymëzimi në rrugën e lirisë, dalzotës dhe vija e parë e qëndresës atdhetare përballë sfidave shekullore.
Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë, thuhet për pishtarët e dijes.
Suksese në misionin tuaj të shenjtë dhe urime 7 Marsin! /InLajmi/