Zyra e BE-së dhe Qeveria e Kosovës kanë ndarë 45 bursa për studentet për studime master në shtetet e BE-së, raporton InLajmi.
Me këtë rast, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, uroi përfituesit e bursave studimore, ndërsa theksoi se përzgjedhja ka qenë shumë konkurruese me provime e intervista.
“Presim me padurim kthimin tuaj në Kosovë. Administrata publike ka nevojë për ju. Shpresoj që të gjeni një vend punë me atë që keni studiuar”, shtoi tutje ai.
Zëvendëskryeministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra deklaroi se në këtë projekt kemi të bëjmë 100% me të rinjë.
“Kënaqësia ime është e veçantë se përpara kam të rinj të përzgjedhur në mënyrë meritore. Kemi të bëjmë me një projekt që ka të bëjë 100% me të rinjtë. Ky është njeri nga projektet më të rëndësishme për Administratën Publike”, shtoi Dobra. /InLajmi/