Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj këtë të martë priti në takim anëtarët e shoqatës Shqiptaro Amerikane për Zbatim të Ligjit, kryesuar nga Elton Shametaj, përcjell InLajmi.
Me këtë rast Haradinaj tha se komuniteti shqiptar në SHBA janë shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdheun nga secili cep i botës.
Ai shtoi se ky komunitet me punën e ndershme dhe shërbimin profesional ndaj komunitetit e nderojnë gjithë kombin.
Postimi i plotë i tij:
Në Gllogjan na nderuan me vizitë anëtarët e shoqatës Shqiptaro Amerikane për Zbatim të Ligjit, kryesuar nga Elton Shametaj, shoqatë kjo që përfaqëson shumë shqiptarë që shërbejnë në agjencitë e zbatimit të ligjit si; FBI, Polici, Marshall e Zjarrfikës.

Komuniteti shqiptar në ShBA janë shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdheun nga secili cep i botës. Me punën e ndershme dhe shërbimin e tyre profesional ndaj komunitetit e nderojnë gjithë kombin. /InLajmi/