Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka uruar mësimdhënësit për ditën e 7 Marsit, përcjell InLajmi.
Nagavci thekson se kjo ditë shënon shënon rrugëtimin e gjatë të zhvillimit dhe të avancimit të shoqërisë shqiptare.
“Të dashur mësimdhënës. Po shënojmë sot një ditë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe të shkollës shqipe. Dita që simbolikisht shënon rrugëtimin e gjatë të zhvillimit dhe të avancimit të shoqërisë shqiptare, si dhe punën e jashtëzakonshme të një përpjekje të pareshtur për të ndriçuar rrugën e brezave të tërë. Mësimdhënia mbi të gjitha është një mision sidomos në rrethanat në të cilat jemi gjendur ne, kur krahas arsimit është bartur brez pas brezi edhe fryma e atdhedashurisë dhe kërkesës së fuqishme për liri e shtet”.
Nagavci thotë se mision i saj do të mbetet këmbëngulja për punë dhe përkushtim për të avancuar mësimdhënien.
“Sot misioni ynë mbetet këmbëngulja për punë dhe përkushtim, angazhim të gjithmbarshëm të mësimdhënësve tanë për ta avancuar mësimdhënien dhe për ta bërë atë konkurrente me vendet e zhvilluara. Si mësimdhënëse dje, dhe si ministre sot, njoh dhe vlerësoj pafundësisht punën tuaj”.
Në fund, ministrja thekson se do të vazhdojë të jetë zëri i mësimdhënësve në përpjekjen për të bërë më të mirën për fëmijët. /InLajmi/