Djali i heroit shqiptar , Hamëz Jashari, Bekimi kujtoi gjyshin e tij, Shabanin, i cili ishte një ndër mësuesit e parë në Drenicë, përcjell InLajmi.
Jashari tha se gjyshi i tij Shabani punoi gjatë si mësues dhe ra pikërisht në Ditën e Mësuesit.
Tutje shtoi ai se në 7 marsin e 1998 gjyshi e mori dhuratën më të çmuar duke e marrë epitetin hero.
Postimi i plotë i itj:
Baba Shaban ia kushtoi një jetë të tërë edukimit të brezave si mësues dhe ra heroikisht pikërisht në Ditën e Mësuesit me 7 Mars.

Festën e mësuesit nipat e mbesat ia festonim për çdo vit por në 7 marsin e vitit 1998 ai e mori dhuratën më të çmuar duke e marrë epitetin hero i Lirisë.
Edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë. Këtë e kuptuan drejtë dhe me kohë mësuesit tonë të parë në Drenicë, gjyshi im Shaban Jashari, i cili asnjëherë nuk u ndal së shërbyeri vendit në edukimin e fëmijëve dhe mishërimin e tyre me vlera patriotike e atdhedashuri.
Rrugën e gjyshit Shaban dhe mësuesve të parë në Drenicë e pasuan me shumë përgjegjësi gjenerata të tëra mësuesish të cilët nuk u ndalen as në kohë lufte duke dhënë më të mirën në edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për t’i shërbyer vendit e për t’i dalë zot vatanit.
Të dashur mësimdhënës, Urime 7 marsi- Dita e Mësuesit!
Ashtu siç ndriçoni rrugën e fëmijëve e të rinjve tonë ashtu qoftë jeta juaj çdo herë! /InLajmi/