Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ndodhet këtë të marte në Bruksel ku është takuar me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.
Begaj gjithashtu theksoi se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një detyrim, shkruan Top Channel.
Presidenti i Shqipërisë gjithashtu foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur me vizion të qartë për t’u integruar në familjen euro-atlantike”.