7 Marsi është dita e 66 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 299 ditë.
Ngjarje
ARISTOTELI2
322 pes – Vdiq Aristoteli, filozof – lindur (384 pes) në Stagira pranë kufirit me Maqedoninë; i ati ishte mjek i familjes mbretërore të Filipit të Maqedonisë. Edhe Aristoteli shkoi në shkollë për mjekësi dhe më pas u dërgua në Athinë për të studiuar filozofi me Platonin. Kur Platonit vdiq, Aristoteli kishte shpresuar se do të merrte drejtimin e Akademisë dhe kur kjo iu mohua, pasi nuk ishte vendas, u vetëmërgua duke udhëtuar nëpër vendet e Azisë së vogël. Aristoteli u kthye në Maqedoni në vitin 338 pes, dhe u bë mësues i Aleksandrit të Madh. Kur Aleksandri pushtoi Athinën, Aristoteli u kthye në Athinë dhe krijoi një shkollë të tij, të njohur si Liceu. Pas vdekjes së Aleksandrit, Athina ngriti krye kundër sundimit maqedonas, dhe jeta e Aristotelit u bë e pasigurt. Për të shmangur dënimin e mundshëm me vdekje, si përkrahës i Aleksandrit, ai iku në ishullin Eube, ku edhe vdiq.
161 – Vdiq Perandori romak Antoninus Pius; ai pasohet në post nga dy bashkë – perandorët Marcus Aurelius dhe Lucius Verus, një marrëveshje e paparë politike deri atëherë në Perandorinë Romake. Antoninus Pius është konsideruar si një nga “Pesë Perandoret e mirë” në historinë romake. Ai besonte se Perandoria nuk kishte nevojë për zgjerim ose pushtime të reja. Antoninus ishte për paqe dhe thoshte se parapëlqente të shpëtonte jetën e një qytetari të vetëm se sa të vriste 1 mijë armiq.
321 – Perandori romak Konstandini i madh shpall “Solis Invicti” (ditën e diellit, ditën e dielë, të dielën) si ditë pushimi në të gjithë perandorinë.
1530 – Kërkesa e mbretit anglez Henry VIII për divorc hidhet poshtë nga Papa. Pas kësaj Henry deklaroi se ai dhe jo Papa, është kreu suprem i kishës së Anglisë.
1573 – Venediku dhe perandoria osmane nënshkruajnë një traktat paqeje, në bazë të të cilit Qiproja bëhet terriror osman, dhe Venecia i paguan perandorisë nje haraç 300 mijë dukatesh.
1644 – Në Massachusetts krijohet legjislatura e parë me dy dhoma në kolonitë britanike
1799 – Themelohet Instituti Mbretëror Britanik, i përkushtuar për kërkime shkencore dhe arsimore.
1876 – Alexander Graham Bell fitoi patentën për zbulimin e telefonit.
1887 – Hapet Mësonjëtorja e Korçës, shkolla e parë në gjuhën shqipe (quhet e para ndoshta sepse për herë të parë mësimi shqip kryhet në mënyrë të organizuar dhe në bazë të një programi mësimdhënës). Mësonjtorja kishte fillimisht 35 nxënës me 4 klasa mësimi dhe 1 klasë përgatitore. Lëndët ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik. 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesve. Shkolla të tjera u hapën sipas këtij shembulli në mbarë trojet shqiptare. Vetë Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj.
1911 – Revolucioni në Meksikë.
1914 – Princ Vidi arriti në Shqipëri për të filluar udhëheqjen e vendit.
1918 – LPB: Finlanda krijoi aleancë me Gjermaninë.
1936 – Hitleri shkel Traktati i Versajës, duke dërguar trupa në Rhineland
1941 – Lufta e italo – greke. Italianët thyhen; 50-mijë ushtarë britanikë zbarkojnë në Greqi; një pushtim gjerman i Greqisë ishte i pashmangshëm; për Gjermaninë, pushtimi i Greqisë nuk ishte aq shumë për të ndihmuar italianët sesa për të mbrojtur fushat naftë-mbajtëse rumune dhe krahun jugor për pushtimin e planifikuar të Bashkimit Sovjetik. Gjermania pushtoi Jugosllavinë dhe Greqinë më 6 prill të vitit 1941. Më 23 prill ushtria greke u dorëzua; mbreti George II i Greqisë dhe qeveria e tij u ikën në Krete; 50-mijë trupa britanike, australiane, Zelanda e Re dhe polake u evakuuan; të gjitha tanket e tyre, pajisjet e rënda dhe kamionën u braktisën; disa grupe të vogla, të izoluara, dhe individë mbetën pas në Greqi; shumë u fshehën me ndihmën e popullatës vendase; të tjerë u kapën nga gjermanët; 3700 ushtarë aleatë dhe më shumë se 15.000 ushtarë grekë u vranë në luftime. Pas dorëzimit grek, Gjermania, Italia dhe Bullgaria e ndanë Greqinë në tri zona okupimit. Gjermane dhe Itali së bashku mbajtën Athinën. Në shtator 1941, vetë kryeministri britank Churchill do të shprehej se zbarkimi i trupave aleate në Greqi ishte gabim strategjik.
1945 – Krijohet qeveria Jugosllavia e Titos – sipas marrëveshjes me qeverinë mbretërore jugosllave në mërgim dhe me ndërmjetësimin britanik. Krijimi i qeverisë së Titos ishte penguar a vonuar për shkak të kundërshtimeve të mbretit jugosllav Peter II. Konferenca e Jaltës në vitin 1945 rekomandoi që marrëveshja të zbatohej menjëherë dhe mbreti u detyrua të tërhiqej.
1969 – Golda Meir u zgjodh kryeministre e Izraelit, gruaja e parë izraelite në këtë post.
2006 – Apple Inc. fitoi patentën për iPod-in.
Lindje
1693 – Papa Clemens XIII (vdiq më 1796)
1922 – Hasan Kaleshi u lind në fshatin Sërbicë të Kërçovës është historian, etnograf, shqiptarë.
1936 – Georges Perec, shkrimtar francez
1939 – Panajot Pano, futbollisti me i madh shqiptar
Vdekje
322 p.e.s. – Aristoteli, filozof grek
1274 – Tomas Akuinas, filozof dhe shkencëtar katolik
Festa dhe përvjetore
Shqipëri dhe Kosovë – Dita e Mësuesit
Kosovë, Prekaz , “Nata e Zjarreve”.