Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Grabanicë të Klinës, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur 6 të lënduar, përcjell InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rugova shtoi se të lënduarit fillimisht janë dërguar ne QKMF në Klinë, e më pas ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. /InLajmi/