Vaughan Smith, gazetari që gjatë luftës në Kosovës raportoi për BBC-së ka vlerësuar se roli i ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe i SHBA-ve, ishte thelbësor për çlirimin e Kosovës.
Pas masakrës së Abrisë e Prekazit sipas tij, ajo e Reçakut ishte e fundit që bëri që ndërkombëtarët të ndryshonin qasjen dhe mënyrën se si do të vepronin në Kosovë.
Afati kohor që ndodhi ndërmjet 3 masakrave, Smith shton se bëri që të ishin sinjalet e fundit të ndërhyrjes së NATO-s.
“Tony Blair kishte një marrëdhënie të mirë me lidershipin amerikan dhe ishte thelbësor për t’ua spjeguar rëndësinë e kësaj. Pas Recakut, bombardimet ishin të paevitueshme. Dhe natyrisht pavarësia është arritur me gjakun e civilëve nga fshatrat në Kosovë”, shtoi Smith në Politiko.
Gjatë ndëryrjes së NATO-s, Smith ka treguar se kishte qenë në Beograd, prej nga kishte planifikuar që të kthehet sërish në Kosovë.