Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, gjatë fjalimit në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se beteja e rezistencës më 5,6,7 marsi ishte themeli dhe simboli i lirisë së vendit, përcjell InLajmi.
Selimi deklaroi se Epopeja e 5,6 dhe 7 Marsit është themeli dhe simboli I lirisë së Kosovës.
“Epopeja e 5,6,7 Marsit të 1998 në historinë e luftërave për liri ashtu si edhe vet UÇK-ja, ishin themeli, mburoja dhe simboli I lirisë së Kosovës. Andaj në këtë seancë solemnë kujtojmë dhe nderojmë luftën e UÇK-së, kujtomë gjithë ata breza që punuan për lirinë e atdheut”, deklaroi deputetja Selimi.
Tutje theksoi ajo se ushtarët e UÇK-së gjakun e tyre e vunë në themelet e lirisë, në themelet e këtij shteti që po e ndërtojmë për të ecur sigurt deri në realizimin e plotë të idealit të dëshmorëve.
“Lufta jonë çlirimtare ishte luftë e drejtë e popullit të Kosovës, ishte amaneti i Adem Jasharit”, u shpreh Selimi. /InLajmi/