Anëtari i familjes Jashari, Rifat Jashari foli në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të Epopesë së UÇK-së, raporton InLajmi.
Ai i përshëndeti të gjithë të pranishmit, ndërsa falënderoi SHBA-të dhe shtetet mike që ndihmuan Kosovën në liri.
“Sot jemi bashku këtu në 25 vjetorin e epopesë së lavdishme të UÇK-së, këtu u fol që ka ambasador e i përshëndes të gjithë. Duke iu falënderuar SHBA-të dhe bijtë e bijat tona na kemi arritur sot këtu, jemi të lirë me i qajtë hallet bashkë me njëri -tjetrin SHBA-të dhe shtetet mike i kem pranë nesh”, tha ai.
Më tej baci Rifat kërkoi nga deputetet e partitë politike që të bashkohen në betejën kundër Serbisë edhe kësaj radhe.
“Ju kisha preferuar që të dilni të një gjuhe e të një qëndrimi të kalojmë këtë sfidë që e kem përpara të ndahemi një herë e përgjithmonë prej Serbie, tani kemi kohë me u merr me gjëra të tjera”, shtoi ai./InLajmi/