Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur sërish rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Hill tha në panelin me temën “E ardhmja e BE-së dhe Ballkani Perëndimor” se marrëveshjet e arritura duhen respektuar dhe se ky është një test për autoritetet kosovare.
Ai theksoi se Asociacioni duhet të formohet, veçanërisht pasi ishte paraparë në marrëveshjen e arritur 10 vjet më parë, e këtë periudhë e vlerësoi si shumë të gjatë.
“Arsyeja e 2-të është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur që serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë që të vendosin për të ardhmen e tyre”, shtoi ai, shkruan tëvë1
Diplomati amerikan u shpreh se BE-ja ishte gjëja më e mirë që kishte ndodhur në shekujt e fundit.