Ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad, ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian është i hapur ndaj Serbisë.
Por ajo theksoi se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po bllokon shumë kapacitete në vend.
Ajo theksoi gjithashtu se duhet përqendrim në sfidat përpara dhe se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë sa më shpejtë.
“Sapo të ndodhë kjo, do të ketë më shumë potencial dhe një rrugë më të shpejtë drejt BE-së”, transmeton lajmi.net
E pyetur se cilat janë pritjet minimale nga Serbia për takimin e radhës në kuadër të dialogut dhe cilat janë pasojat nëse asgjë nuk ndryshon deri atëherë, Konrad tha se pasojat janë të diskutueshme dhe se kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk ka zgjidhje të menjëhershme për problemin në mes 2 vendeve