Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka shkuar për homazhe në Kompleksion Memorial në Prekaz, me ç’rast ka takuar pjesëtarin e familjes Jashari, Rifat Jasharin, përcjell InLajmi.
Abdixhiku thotë se qëndresa e familjes Jashari ishte rilindje e jona kombëtare.
Ai thekson se duhet të nderohen të rënët e lirisë, veteranët e invalidët e luftës, si dhe të gjithë ata që kontribuan në rrugëtimin e shenjtëë triumfal drejt lirisë.
Postimi i plotë i tij:
Qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharajve, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vetë popullit shqiptar në Kosovë. Qëndresa e tyre atëherë, ishte rilindje e jona kombëtare. Rilindja e tyre sot, mes brezave të rinj pasardhës të Jasharajve, është qëndresë e jona që na mbanë përpara.
Sot, në përvjetorin e 25-të të Epopesë së UÇK-së, kujtojmë e nderojmë gjithë të rënët e lirisë. Nderojmë gjithë veteranët e invalidët e luftës sonë çlirimtare, dhe secilin kontribues në këtë rrugëtim tonin të shenjtë e triumfal. /InLajmi/