Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në javën festive të gruas dhe 33 vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së, kanë mbajtur një takim diskutues mbi ‘’Fuqizimin ekonomik të gruas’’, përcjell InLajmi.
Abdixhiku në këtë takim tha se ndryshimet e brendshme duhet të përcjellën me shumë gra në vendimmarrje dhe vendimmarrja e tyre politike duhet të përcjellët me më shumë barazi në shoqërinë tonë.
Ai tha se të gjitha këto janë qëllime dhe mbesin misione të organizimi politik, duke e bërë kështu një shtet të fuqishëm bashkë me gra të fuqizuara .
Postimi i plotë i tij:
Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm – është sllogani i Forumit të Gruas së LDK-së këtë vit. Në javën festive të gruas dhe të vet Forumit, përkatësisht 33 vjetorit të themelimit të këtij krahu politik jetik për ne, mbajtëm një takim diskutues mbi “Fuqizimin ekonomik të gruas”.
Ndryshimet tona të brendshme duhen të përcjellen me më shumë gra në vendimmarrje, e vendimmarrja e tyre politike duhet të përcjellet me më shumë barazi në shoqërinë tonë. Sikurse e para dhe e 2-ta, mbesin misione të organizimit tonë politik sot./InLajmi/