• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

A do i normalizoj marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë propozimi evropian?

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
6 March 2023
në KRYESORE
0 0
0
Pas disa orësh përfundon takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.

Marrëveshja për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes 2 vendeve nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Vlen të përmenden disa pika të saj.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i afërt me këto zhvillime, tha se tekstit i mungon validiteti pa një aneks, të cilin pritet ta përgatisin palët para takimit të tyre të ardhshëm, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Ky fakt e bën pikën e 11 të marrëveshjes, e cila thekson se “të 2 palët duhet të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, pjesën më të rëndësishme.

Plani për këtë udhërrëfyes, i cili përfshin kohën e zbatimit të marrëveshjes, ekziston, por ka ende punë për t’u bërë.

Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë.

Kosova, Serbia dhe BE-ja janë duke tentuar të përditësojnë marrëveshjen e një dekade më parë, për të zhbllokuar rrugën drejt integrimeve evropiane, pa një obligim zyrtar ndaj Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës të paktën tani për tani.

Ndonëse Serbia i ka hapur negociatat me BE-në një vit pas marrëveshjes së Brukselit, pra më 2014, deri më tani e ka harmonizuar politikën e saj me të BE-së në vetëm 2 fusha, nga 34 sa janë në total.

Një prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes së vitit 2013, është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeministri Kurti e ka ndërtuar një pjesë të mirë të suksesit politik mbi refuzimin për të formuar këtë asociacion, duke argumentuar se një strukturë e tillë do të krijonte probleme të ngjashme me ato të Bosnjë e Hercegovinës, ku entitetet e përqendruara në baza etnike i bëjnë reformat vështirë të realizueshme.

Marrëveshja aktuale nuk e përmend fjalë për fjalë asociacionin, mirëpo e thekson se “Beogradi dhe Prishtina duhet të garantojnë një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në fusha të caktuara, përfshirë ofrimin e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”, shkruan REL

Ndoshta Kurti mund ta shesë këtë pikë në publik si diçka tjetër dhe jo si Asociacion të komunave me shumicë serbe, ndonëse brumi është i njëjtë, ndërsa Vuçiq, në anën tjetër, të argumentojë se Beogradi ka ende mundësi që të mbështesë politikisht dhe financiarisht serbët e Kosovës.

Tags: Albin KurtiAleksander VuçiqBE
Postimi i mëparshëm

Tërmeti në Turqi, të mbijetuarit jetojnë me frikë në rrugë

Postimi tjetër

Rifat Jashari në shpinën e Mehajt i shkruan për ditëlindje Rexhep Selimit

Të ngjajshme Postime

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht
KRYESORE

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht

28 July 2025
“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!
KRYESORE

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë
KRYESORE

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

28 July 2025
KRYESORE

28 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
KRYESORE

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së
KRYESORE

Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së

26 July 2025
Postimi tjetër
Rifat Jashari në shpinën e Mehajt i shkruan për ditëlindje Rexhep Selimit

Rifat Jashari në shpinën e Mehajt i shkruan për ditëlindje Rexhep Selimit

Lajmet e fundit

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht

28 July 2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje

Është gjetur në Mushtisht 9 vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur

28 July 2025
Motra e fuqishme e Kim Jong Un thotë se Koreja e Jugut mbetet “armike” dhe se nuk ka “asnjë interes” për bisedime

Motra e fuqishme e Kim Jong Un thotë se Koreja e Jugut mbetet “armike” dhe se nuk ka “asnjë interes” për bisedime

28 July 2025
Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

28 July 2025
“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu