Forca e Sigurisë së Kosovës ka paralajmëruar manifestimin mbarë kombëtarë të Epopesë së UÇK-së, përcjell InLajmi.
Në këtë manifestim të pranishëm do të jenë udhëheqës shtetërorë të Kosovës mysafirë e shumë qytetarë.
Njoftimi i plotë nga FSK-ja:
Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” sot në kazermën “Adem Jashari” u rreshtuan ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të filluar manifestimin mbarë kombëtarë “Epopeja e UÇK-së”.
Të pranishëm në manifestimin qendrorë ishin udhëheqës shtetërorë të Republikës së Kosovës, mysafirë të ftuar e qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare të cilët nderuan sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri. /InLajmi/