• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 24 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Propozimi evropian, Sadiku: Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
5 March 2023
në Kosovë
0 0
0
Propozimi evropian, Sadiku: Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Analistë politikë po e konsiderojnë se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të pranohet nga Kosova, sepse ky është maksimumi që mund të merret tani.

Sipas tyre, Serbia e njeh “de-facto” Kosovën, dhe vendit i hapet mundësia për anëtarësim në OKB e njohje të reja. Por, marrëveshja përmban dhe kompromise të reja dhe jo të vogla nga Kosova, sikur që është “autonomia” për Kishën Serbe.

Visar Xani, ish-këshilltar i Edita Tahirit, e cila udhëhoqi për disa vite dialogun, ka thënë se në këtë fazë, Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Ai madje thotë se njohja nuk e garanton ulësen në OKB dhe as njohjen nga 5 shtetet e BE-së.

“Duke pasur parasysh shumë zhvillime, analiza politike dhe juridike. besoj që ka bërë edhe kryeministri Kurti, ka ardhur në përfundim që ky është maksimumi i mundshëm për momentin, për shkak se është vështirë që të sigurohet në këtë moment njohja prej Serbisë. Tek e fundit nëse ka avancime të tjera, pak ka rëndësi nëse vjen njohja prej Serbisë, për shkak që me e rëndësishme është një avancim i Kosovës ose një anëtarësim në të ardhmen e shpejtë në NATO, sesa një anëtarësim në OKB, për shkak se një njohje nga Serbia nuk na garanton një ulëse në OKB”.

“Por një hapje e rrugës dhe një anëtarësim i plotë, na garanton më shumë sovranitet në NATO, na garanton më shumë sovranitet në bashkëpunim edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe në njëfarë mënyre kjo njohja e Serbisë mbetet vetëm mënyre teknike ose deklarative, për shkak se njohje praktikë në këtë marrëveshje vetëm se ka. Por kuptohet që edhe ka disa të drejta më shumë për komunitetin serb dhe kjo është një kompromis jo i vogël”, deklaroi Xani.

Sipas tij, në këtë fazë arritje e marrëveshje bazuar në Planin Evropian është më e duhura, ndonëse nuk konsideron si ujdinë më të mirë të mundshme, duke përmendur këtu (mos)njohjen nga 5 vendet e BE-së.

“Kosova realisht i ka pranuar kompromiset e mëhershme, kompromiset që kanë dalë nga Pakoja e Ahtisaarit, kompromiset që i ka arritur në vitin 2013 për çështjen e Asociacionit dhe në këtë mënyrë ka fituar praktikisht një paqe me Serbinë, ka fituar një njohje praktike të garantuar nga 27 shtetet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në marrëdhënie ndërkombëtare, edhe pse s’ka shumë praktika ose shpeshherë edhe rastet krijohen në bazë të praktikave, dhe mua më duket një praktikë interesante e këtij veprimi për shkak që e njeh sovranitetin, vetëvendosjen dhe pjesët e tjera të rëndësishme të sovranitetit, e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin marrëdhënie diplomatike. Këto i vendosin vetëm shtetet”

“Prandaj unë konsideroj që është një maksimum i mirë momental, por a ka pasur mundësi për një marrëveshje më të mirë? ‘Po’. Një marrëveshje më e mirë do të ishte nëse do të kishim njohjen nga Serbia, njohjen nga 5 vendet evropiane. Por kjo vështirë që të ndodhë. Pra është një njohje më e mirë sesa që jemi sot, dhe kjo hap një mundësi më të mirë sa i përket avancimit të shtetësisë dhe formimit të shtetësisë”.

E analisti tjetër, Arbnor Sadiku, thotë se në këtë marrëveshje, Serbia e njeh Kosovën në mënyrë “de-facto”. Ndërsa, thotë se për shumë kohë, Kosova nuk do të ketë përparime në arenën ndërkombëtare.

“Kjo marrëveshje për Kosovën si përparësi është se Serbia ‘de-facto’ e njeh shtetin e Kosovës, Kosovës i hapet mundësia për anëtarësim në disa prej organizatave ndërkombëtare dhe të njëjtën kohë thyhet ‘status quoja’ e deritanishme që dmth se Kosova mund të ketë edhe njohje të reja”.

“Sa i përket mangësive është se Kosova normal nuk do të njihet nga Serbia për një periudhë deri një dekadë se paku; nuk do të anëtarësohet në mënyrë të menjëhershme, apo nuk e ka të garantuar anëtarësimin në OKB. Pastaj edhe Kishës Serbe i dhurohet një autonomi e lartë në kuptimin e asaj që nënkuptohet me formalizim të kësaj marrëveshje sepse ajo do të funksionojë njëjtë sikur të ishte në shtetin e Serbisë e jo në të Kosovës, e ka një pavarësi të plotë”.

Sipas Sadikut, shteti serb është nën presion nga Rusia që Kosovës mos t’i mundësohet anëtarësimi në OKB, shkruan Ekonomia Online.

“Nuk kisha me thanë se kjo është krejt e mirë, por një pjesë e saj sigurisht është në dëmin e Serbisë, veçanërisht pjesa ku thuhet që Asociacioni nuk do të mund të krijohet menjëherë në formën siç e kanë kërkuar serbët dhe të njëjtën kohë anëtarësimi në OKB, hapja e mundësisë së Kosovës për anëtarësim të shpejt në OKB sigurisht ka qenë e papranueshme për Serbinë. Sepse kanë presion direkt nga Moska zyrtare se kjo mundësi mos t’i dhurohet Kosovës, për shkak se nëse Serbia e pranon Kosovën që të bëhet anëtare e OKB atëherë i bije që roli i Rusisë do të zbehej”, thekson Sadiku.

Tags: Arbnor SadikuQeveria e KosovësSerbia
Postimi i mëparshëm

19 persona vdesin nga shpërthimi i zjarrit në një depo karburanti në Indonezi

Postimi tjetër

8 mesazhe pozitive që nuk duhet humbur nga “La Casa de Papel”

Të ngjajshme Postime

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra
Kosovë

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare
Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit
Kosovë

Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit

22 July 2025
Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur
Kosovë

Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur

22 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe dhe me vapë të fortë verore

22 July 2025
Postimi tjetër
8 mesazhe pozitive që nuk duhet humbur nga “La Casa de Papel”

8 mesazhe pozitive që nuk duhet humbur nga “La Casa de Papel”

Lajmet e fundit

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu