Në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, boksieri i njohur shqiptar Robin Krasniqi ka shkuar për vizitë te familja e Jasharajve në Prekaz, përcjell InLajmi.
Boksieri Krasniqi ka publikuar një fotografi nga Prekazi, të cilën e ka shoqëruar me përshkrimin “sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit, në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes, ishim aty ku gjaku solli lirinë, ku jeta nuk vlen asgjë pa lirinë e atdheut”.

Krasniqi është shprehur i nderuar nga mikpritja e pjesëtarit kësaj familje, Rifat Jasharit.
“Zoti e bekoftë familjen Jashari, bacen tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit, në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes, ishim aty ku gjaku solli lirin, ku jeta nuk vlenë asgjë pa lirin e atëdheut. Ishim në vendin e frymzimit që të mësohen brezat e ardhshem se si luftohet e sakrifokohet për atëdheun, dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Baces së Shqiptarisë të madhit Rifat Jashari i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kulles shihej një lendinë varre.
Zoti e bekoftë familjen Jashari, Bacen tonë Rifatin dhe gjithë Shqiptarinë. /InLajmi/





















