Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e Epopesë së UÇK-së, raporton InLajmi.

Jashari theksoi se ndjehet krenar kur ndodhet pranë ushtrisë së Kosovës.
Ai tha se duhet ta gjejmë një gjuhë të përbashkët që të arrijmë qëllimet.
“Sot UÇK-ja na ka bashkuar këtu për 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme. Është një kënaqësi, krenari me qenë para kësaj ushtrie që e kemi pritur Dem baba Dem. Ju uroj 25-vjetorin, shëndet e punë të mbarë, shpresojmë që t’i arrijmë qëllimet tona shekullore, për hir të luftës, gjakut, bijtë e bijave tona, të gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet. Lavdi dëshmorëve, lavdi të gjithë të rënëve”. /InLajmi/





















