Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka shpallur ditë zie ditën e diel në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, përcjell InLajmi.
Rama ka publikuar një fotografi të flamujve në gjysmështizë.
Ditë më parë, ai ka thënë se “tragjedia e Greqisë është tragjedia e jona, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin”.
Ndryshe, në aksidentin mes trenave në Greqi kanë humbur jetën 57 persona, në mesin e tyre 4 shqiptarë. /InLajmi/