Ish-ushtari UÇK-së, Agron Haradinaj, vdiq më 2 mars pas një sëmundje të rëndë, përcjell InLajmi.
I ndjeri u varros këtë të dielë, mirëpo vëllai I tij nuk mundi të merrte pjesë në varrim, përcjell InLajmi.
Për këtë reagoi ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj.
Ai e ka quajtur të padrejtë mungesën e Nasim Haradinaj në varrimin e vëllait të tij, Agronit.
Postimi i plotë i tij:
Nderimi që të bën populli, është dëshmi që ti je vlerë. E padrejtë mungesa e Nasimit, por mijëra të tjerë e përmbushën mungesën e tij.
Pusho në paqe me shumë dëshmorë që i pate përkrah! /InLajmi/