Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, përcjell InLajmi.
Begaj tha se qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe I familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re bënë që të jenë guri i themelimit të lirisë.
Ai shtoi se gjithmonë duhet bërë lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas 3 ditëve rezistencë dhe heroizëm.
Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj.
Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!/InLajmi/