Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami foli për 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, përcjell InLajmi.
Bajrami deklaroi se Adem Jasharin do ta kujtojmë gjithëmonë, si simbolin e luftës për liri, heroi i cili me tërë familjen dhanë jetën për pavarësinë e Kosovës.
Ajo shtoi se trashëgimia e tij vazhdon ti frymëzoj gjeneratat e reja.
Postimi i plotë i saj:
Adem Jasharin do ta kujtojmë gjithëmonë, si simbolin e luftës për liri, heroi i cili me tërë familjen dhanë jetën për pavarësinë e vendit tonë. Trashëgimia e tij vazhdon të na frymëzojë, të ndezë ethet krenarisë e në të njëjtën kohë të na ngjallë dhimbje thellë në shpirt, për çmimin lartë të paguar për liri.
Përjetësisht mirënjohës! /InLajmi/