Deputeti Haki Abazi, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, përcjell InLajmi.
Abazi ka kërkuar nga shteti që të krijojë një fond për familjen Jashari. Ai ka parashtruar si ide që shteti të vendosë një shumë prej një milionë euro dhe çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 eurosh, një euro të shkojë në Fondin Familja Jashari.
Sipas tij, në këtë formë nderohet familja Jashari, si dhe zhvillohen programet shtesë të organizimit shtetëror.
“I përjetshëm kujtimi për heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari”, shkruan Abazi.
Postimi i plotë i tij:
Në përkujtim të Familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK.
Shteti duhet të vendos një shumë të përhershme vjetore prej 1 Milion Euro dhe çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 euro, një euro duhet të shkojë në Fondin Familja Jashari. Në këtë formë ne e nderojmë familjen Jashari, zhvillohet programi apo programet dhe organizimet shtesë organizimit shtetror.
I përjetshëm kujtimi për heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari! /InLajmi/