Forca e Sigurisë së Kosovës në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit, Ditës së Kazermës “Adem Jashari” ka realizuar në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, përcjell InLajmi.
Ky portret me përfshirjen e 820 ushtarëve, u realizua nga piktori Besart Gashi dhe nënoficeri Vesel Raci.
Poashtu ky portret u përcoll edhe me vargje ku thuhet se marshojmë pas teje Komandant Adem Jashari, emblema dhe flamuri ynë.
Postimi i plotë i Ministris së Mbrojtjes:
820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari
Në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”, 820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci.
Marshojmë pas teje Komandant,
Të pandalshëm,
Të pathyeshëm,
Triumfues
Përjetësisht,
Dje, sot, nesër,
Në shpirt- fryma juaj,
Në trup- forca juaj,
Në mendje- vizioni juaj.
Përjetësisht,
Adem Jashari,
Emblema dhe Flamuri ynë!/InLajmi/