• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Reagojnë ashpër opozita për rritjen e energjisë elektrike për 14%

V E nga V E
4 March 2023
në KRYESORE
0 0
0
 I bllokohen ZRRE-së nga Gjykata tarifat e shtrenjta për energjinë
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Rregullatorit për Energji ka marrë vendim që t’i shtrenjtojë faturat e energjisë elektrike për 14% duke filluar nga 1 prill 2023.

Derisa partia në pushtet, Vetëvendosje e arsyeton këtë shtrenjtim me “koston e furnizimit me energji elektrike”, depuetë të LDK-së dhe AAK-së thanë për Ekonomia Online se shtrenjtimi i rrymës, në kohën kur Kosova përballet me krizë enorme ekonomike dhe të inflacionit, do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

Nga ZRRE-ja kanë thënë se afati për pranimin e komenteve është mbyllur të premten, ndërsa kanë thënë se nuk kanë pranuar komente nga asnjë palë e interesit.

“Tarifat e reja hyjnë në fuqi me 1 prill 2023. Vlerësimet preliminare te prezantuara në Raportin Konsultativ tregojnë se është e nevojshme një rritje rreth 14 % Koha për pranimin e komenteve ka qenë deri më 3 mars 2023. Nuk kemi pranuar komente nga asnjë palë e interesit”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për EO.

Dërgimi i komenteve për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, është i panevojshëm, pasi thotë se ato nuk po merren parasysh.

Ai për Ekonomia Online ka thënë se është e pavend të shtrenjtohet energjia në kohën e inflacionit.

“Gjithë ishim dëshmitarë të deklaratave të ZRrE-së që nga 1 prilli do të ketë rritje të kostos ose te çmimeve të energjisë elektrike për 14 për qind. Deklarata e ZRrE-së se as kush nuk ka dorëzuar komente, ta them të vërteten nuk ka ndonjë bazë, sepse vitin e kaluar të gjitha partitë, ose të paktën LDK-ja kishim dorëzuar komente por as një nga këto komente nuk është marrë parasysh. Prandaj është bërë e kotë që me ZRrE-në të dërgojmë komente, sepse nuk merren parasysh”, thotë ai.

“Kjo është e parëndësishme në fund të ditës; ajo që është e rëndësishme është që ZRrE-ja ka deklaruar që nga 1 prilli i këtij viti qytetarëve të Kosovës do t’u shtrenjtohen faturat e energjisë për 14 për qind. Në kohën kur kemi një krizë energjetike globale, në kohën kur kemi një krizë inflacionale, pra të rritjes së çmimeve në Kosovë, në kohën kur nuk kemi zhvillim ekonomik, në kohën kur nuk kemi asnjë projekt të madh kapital investiv në Kosovë. Nuk kemi rritje të pagave në sektorin publik e të mos flasim për sektorin privat të cilin Qeveria e ka harruar fare, e ka injoruar fare”, u shpreh Mustafa.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, konsideron se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë një “atak” në xhepin e qytetarëve. Ai thotë se në kohën kur Kosova përballet me krizë ekonomike, një shtrenjtim i tillë, do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

“Sa i përket shtrenjtimit të rrymës elektrike për konsumatorët, mendoj se kjo është edhe një rëndim shumë për qytetarët. Nëse shkohet me 14%, sa është deklaruar ZRrE-ja, të shtrenjtimit të rrymës atëherë nuk dihet se si do ja dalin qytetarët tanë kur kemi shtrenjtim enorme të artikujve bazik dhe kur kemi shtrenjtim të derivateve të naftës, kur kemi shtrenjtime të tjera dhe kur pagat, ligji për paga që diku 11 deri në 14 deri në 30 euro ka shtesa për shërbyesit civilë”.

“Kjo Qeveri i ka mashtruar dhe po i mashtron për çdo ditë qytetarët, prandaj si përfundim edhe shtrenjtimi i rrymës është një atak në xjepin e qytetarëve dhe do t’i varfërojë shumë qytetarët”, thotë Lekaj.

Ndërsa deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci, e ka arsyetuar kërkesën e ZRrE-së për shtrenjtim të faturave të energjisë. Ajo ka thënë se në këtë rast duhet pasur parasysh kalkulimin e kostos të furnizimit me energji, që përcakton edhe tarifat.

“Nuk do të kisha thënë që është çështja e ankesave që e zgjidhë këtë punë, pasi kemi të bëjmë më shumë me kalkulim. Pra, është kalkulim i kostos në raport me furnizimin me energjinë që përcakton se sa do të jenë tarifat. Pra, tarifat reflektojnë koston, sa ka shpenzuar furnitori në furnizim me energji elektrike dhe pastaj ajo kosto duhet të reflektohet në tarifa, këtu më shumë pra ka të bëjë me kalkulim që i nxjerrë rezultate fikse”.

Ajo ka përmendur disa mundësi që Qeveria mund t’i ndihmojë qytetarët në rritjen e faturave të rrymës.

“Herën e kaluar në kuadër të komenteve ka qenë propozimi që të jetë kjo shkallëshmëria në mes të konsumatorëve për të cilët nuk ka nevojë për import dhe konsumatorëve për të cilët ka nevojë për import sepse shpenzojnë më shumë. Këto kanë qenë propozimet tona në vitin e kaluar të cilat janë marrë për bazë”. Ne po e shohim se po vazhdohet me të njëjtën qasje, kurse “.

“Tash për diferencën në rritje, një prej mundësive do të jetë padyshim edhe subvencionimi nga Qeveria, mirëpo këtu duhet theksuar edhe faktin që ky duhet të jetë edhe vendim i Qeverisë dhe besoj që parimisht edhe Ministria e Ekonomisë, në konsultim edhe me pjesën tjetër të Qeverisë do të shohin se si do të veprojë në këtë aspekt”, u shpreh Statovci.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovës kishte marrë, muajin e kaluar, një kërkesë të jashtëzakonshme për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, të bërë nga Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS.

KEDS-i e ka justifikuar kërkesën për rritje të tarifave të energjisë elektrike me rritjen e çmimit të rrymës së importuar, si dhe me pamundësinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për të prodhuar rrymë të nevojshme, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

“Mosreflektimi i duhur rrezikon pozitën financiare të KEDS-it, e njëherësh rrezikon edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në kërkesën e parashtruar. Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar për mediet se tarifat e reja do të aplikohen nga 1 prilli 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024.

Kërkesa e KEDS-it ka qenë për rritje 55 për qind të tarifave, ka konfirmuar ZRRE-ja. Porse, ky institucion që konsiderohet i pavarur nga Qeveria, ka vendosur që “të mbrojë” qytetarët, duke i rënduar më pak.

Tarifat e reja do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024.

Tags: KEDSOpozitaRryma
Postimi i mëparshëm

6 vite nga protesta e madhe për ta liruar nga Haga Ramush Haradinaj

Postimi tjetër

Aksidenti fatal në Greqi, formohet komision i posaçëm për hetim

Të ngjajshme Postime

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht
KRYESORE

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht

28 July 2025
“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza
KRYESORE

“Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra”, Osmani: Duhet të ndalet vuajtja e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza

28 July 2025
Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht
KRYESORE

Specialja nga sot në pushim veror, vazhdon punën më 15 gusht

28 July 2025
“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!
KRYESORE

“E turpshme që Hashim Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar!

28 July 2025
Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë
KRYESORE

Pacolli i kundërpërgjigjet Gurit: Nuk kam çfarë të kthej, s’kam marrë asgjë

28 July 2025
Dënohen tre të akuzuar me 12 vjet burgim gjithsej për sulmin ndaj KQZ-së në veri
KRYESORE

Dënohen tre të akuzuar me 12 vjet burgim gjithsej për sulmin ndaj KQZ-së në veri

28 July 2025
Postimi tjetër
Aksidenti fatal në Greqi, formohet komision i posaçëm për hetim

Aksidenti fatal në Greqi, formohet komision i posaçëm për hetim

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu