Një përleshje mes të burgosurve ka ndodhur ditën e sotme në Burgun e Dubravës në Kosovë, ku tre persona janë konfliktuar me njëri – tjetrin e për pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda e është dërguar në qendrën spitalore të burgut për marrjen e ndihmës mjekësore.
Mësohet se 2 të burgosur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër të burgosuri, duke i shkaktuar këtij të fundit plagë të shumta në trup, shkruan A2CNN.