Deputeti i LDK-së Hoti ka numëruar dështimet në ekonomi të Qeverisë Kurti. I njëjti ka ironizuar duke i quajtur të njëjtat “të parëndësishme” për aq kohë sa “vazhdon vala 62 e privatizimit”, përcjell InLajmi.
Hoti tha se “me rëndësi është po vazhdon vala 62 e privatizimit”. Sikur dihet, kryeministri Kurti kishte ardhur në pushtet duke premtuar se do të ndalte privatizimet dhe do ta mbyllte krejt këtë agjenci.
Disa nga pikat që ai i ka cekur janë rritja e faturave të energjisë për 14%, rritja e faturave të tatimit prone, banka qendrore e Kosovës nuk ka gurvenator etj.
Postimi i plotë i tij:
- Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë.
- Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë.
- Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë.
- Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.
- Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr.
Por këto janë kaluese e të parëndësishme.
Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!
Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!/InLajmi/




















