Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka dërguar pyetje për Komisionin Evropian për të shpjeguar, sipas tij, politikën e pakuptueshme të Serbisë.
Reuten tha se Vuçiqi e ka përdorur Bashkimin Evropian si ‘bankomat’ dhe pastaj kthehet dhe e refuzon marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Kosovën.
Ai kërkoi nga Komisioni i BE-së të ndalojë financimin, sipas tij, të obstruksionizmit të Vuçiqit, përcjell FrontOnline.
Më 28 shkurt, komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerimin prezantoi një paketë mbështetjeje financiare prej 2.200.000.000euro, nga të cilat 600.000.000 euro grante, për Republikën e Serbisë. Ky është granti më i madh ndonjëherë i BE-së i Serbisë.