Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë qëndrimit të tij në Athinë është takuar me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë, përcjell InLajmi.
Bislimi tha se në këtë vizitë kanë biseduar fillimisht me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Dendias e poashtu dhe në takime të tjera me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.
Ai shtoi se gjatë këtyre takimeve ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës ndaj Greqisë pas aksidentit hekurudhor të ndodhur gjatë kësaj jave.
Gjithashtu trajtuam marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre. Synimi ynë është të forcojmë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë shtoi Bislimi.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë qëndrimit në Athinë, pata mundësinë të takohem me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë.
Biseduam fillimisht me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Dendias e poashtu dhe në takime të tjera me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.
Përgjatë këtyre takimeve, shpreha solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës ndaj Greqisë në këtë moment të vështirë pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur gjatë kësaj jave.
Trajtuam marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre. Synimi ynë është të forcojmë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë.
Gjatë vizitës folëm dhe mbi zhvillimet në lidhje me rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe hapat e ndërmarra si dhe procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel./InLajmi/