Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident trafiku në Rahovec janë lënduar 7-të persona, përcjell InLajmi.
Deri tek aksidenti, me të 2 veturat që drejtoheshin nga meshkuj kosovarë, ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Të lënduarit, prej tyre 2 meshkuj dhe 5 femra, janë dërguar për tretman mjekësor.
Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes, njoftoi policia/InLajmi/