Këto ditë në Turqi, u organizua manifestimi tradicional me karakter ndërkombëtar, “Kalite oduller” (Çmimi i cilësisë), që për çdo vjet organizohet në qytetin e Stambollit. Në këtë evinement, në mesin e dhjetra biznismenëve nga vendet e ndryshme të botës, ishte i ftuar edhe bashkëpronari i mishtores “Shantiri”, Nadir Shantiri nga Prizreni.
Qëllimi i kësaj ftese nga organizatori, për këtë evinement ishte ndarja solemne i Çmimit “YLLI I ARTË”, për biznesmenin më i suksesshëm i vitit, i cili nga vlerësimi unanim i jurisë profesionale, i takoi, Nadir Shantirit dhe mishtores “Shantiri” në Prizren.
“Jam tepër i lumtur që produktet bio të mishit nga mishtorja jonë, po vlerësohen edhe ndërkombëtarisht, për çka krahas disa mirënjohjeve të tjera, dëshmon edhe ky Çmim i cilësisë për mishtoren tonë, që ka një traditë 115 vjeçare, në tregtimin e mishit të freskët bio dhe të dhjetra produkteve të tjera nga mishi”, – tha për InLajmin Nadir Shantiri.
Të shtojmë se mishtorja “Shantiri” në Prizren që disponon me Fabrikën moderne për therrje dhe përpunimin e mishit, është e vetmja e këtij branshi në Kosovë, e cila që nga viti 2015, punon sipas Çertifikatave të Cilësisĕ, ISO dhe Hasaph 22000-2005.
Osman Goranci/InLajmi/